Mesfushori i Mainzit, Kaishu Sano është arrestuar në Japoni për një sulm të dyshuar seksual, raportojnë mediume të ndryshme në Japoni, shkruan “Blick” të mërkurën.
“Shkak i arrestimit thuhet të jetë sulmi seksual ndaj një gruaje pas darkës në Tokio. Policia nuk jep asnjë informacion për rastin. I heshtur deri më tani ka qëndruar edhe klubi i ri, Mainzi”, shkruan gazeta zvicerane.
Futbollisti japonez u transferua për 2.5 milionë euro te skuadra e Bundesligës. Ai duhet të paraqitet më 21 korrik në klubin e Mainzit. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë pas arrestimit.