Ballkani do të përballet me kampionin e Danimarkës, Midtjyllandin, nëse arrin rundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në rundin e parë kualifikues, Ballkani do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, Santa Coloma. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë, kurse ajo e kthimit në Andorrë. Ndeshjet e para luhen më 9/10 korrik, kurse e kthimit më 16/17 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rast se fiton, Ballkani do të luajë në shtëpi ndaj Midtjyllandit më 23 ose 24 korrik, ndërsa të kthimit në Danimarkë do ta luajë më 30 ose 31 korrik.
Egnatia e Rrogozhinës do të luajë kundër PAOK-ut në rundin e dytë, në rast se kalon kampionin e Bosnjës, Borcin e Banjallukës.
Deçiqi i Malit të Zi do të luajë me APOEL-in e Qipros nëse kalon The New Saintsin e Uellsit.