Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

L'herméneutique guidée est proposée comme connaissance et idéologie littéraires.

Mémoire de selle

“Në këtë pikë, ne vetëm mund të propozojmë këtë dije letrare bashkë me vetëdijen se kapitullin tjetër të saj e përbejnë udhëzimet e të tjerëve për veprat letrare, botuesve, recensentëve, kritikëve, redaktorëve e të tjerë, të cilët, siç dëshmohet në rrafshin empirik, kanë skicuar apo edhe kanë përcaktuar mënyrën e leximit të letërsisë, qoftë ky lexim i ideoligjizuar, qoftë analizë letrare, synim për të hapur poetikën apo për të shpallur ideologji kolektive në bazë të veprës”, ka thënë akademik Kujtim Shala

Të hënën në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, akademik Kujtim Shala ka dalë me propozim për një, siç ka thënë ai, dije letrare, teorike dhe empirike: Hermeneutikën e udhëzuar. Kjo dije, sipas tij, merret me udhëzimet e autorit të veprës për lexuesin, siç janë parathëniet, hyrjet e të tjerat të shkruara nga vetë autori. Bëhet fjalë për udhëzimet që i jep autori ose autorja për leximin e veprës së tij ose saj. Nëpërmjet ligjëratës “Hermeneutika e udhëzuar (Udhëzime për lexuesit)”, Shala ka folur gjatë për këtë “nënkategori” të hermeneutikës.

Hermeneutika si fushë filozofike dhe e teorisë së interpretimit shqyrton mënyrën se si kuptohet, interpretohet një tekst, veprim, përvojë e dukuri. Në krye të herës, hermeneutika u zhvillua kryesisht si metodë për interpretimin e teksteve fetare dhe juridike, por me kalimin e kohës, fusha e saj u zgjerua dhe u bë një nga traditat më të rëndësishme të filozofisë moderne. E hermeneutika letrare merret me interpretimin e teksteve letrare. Përpiqet të shpjegojë se si një vepër letrare fiton kuptim dhe si mund të interpretohet nga lexues të ndryshëm në kontekste të ndryshme. Ju hy në punë botuesve, recensentëve, kritikëve letrare, redaktorëve e të tjerëve që kanë qasje kritike ndaj një vepre letrare. 
Të hënën në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, akademik Kujtim Shala ka dalë me propozim për një, siç ka thënë ai, dije letrare teorike dhe empirike: Hermeneutikën e udhëzuar. Kjo dije, sipas tij, merret me udhëzimet e autorit të veprës për lexuesin, siç janë parathëniet, hyrjet e të tjerat të shkruara nga vetë autori. Bëhet fjalë për udhëzimet që i jep autori ose autorja për leximin e veprës së tij ose saj. 

Nëpërmjet ligjëratës “Hermeneutika e udhëzuar (Udhëzime për lexuesit)”, Shala ka folur gjatë për këtë “nënkategori” të hermeneutikës.

“Hermeneutika e udhëzuar si diskurs për dukurinë e udhëzimeve letrare ka parasysh debatin filozofik, letrar mbi statusin ontologjik të veprës letrare, hermeneutikën letrare, retorikën letrare dhe rolin e ndërligjshëm të lexuesit në lidhje me përmbajtjen letrare të veprës, por që çështjen e shtron duke u marrë drejtpërdrejt me udhëzimet e autorëve, natyrën, synimet dhe funksionin e tyre diskuziv apo në disa raste edhe pragmatik”, ka thënë Shala. Sipas tij,  koncepti i propozuar dhe i provuar me një numër udhëzimesh të autorëve duhet të shtjellohet më tej, ndërsa rruga më e mirë për ta bërë këtë është sprovimi sa më i gjerë i konceptit pa synuar përgjithësimet. Ai propozimin e tij e ka elaboruar me disa teori letrare si analogji e po ashtu me shembuj ku autorët udhëzojnë lexuesit.

“Së paku në këtë fazë, hermeneutika e udhëzuar në radhë të parë mbetet një koncept i lidhur me empirinë letrare, prandaj është një koncept praktik, i aplikueshëm për t'u bërë me kohë plotësisht i abstrahueshëm”, ka thënë ai. Profesori universitar i letërsisë, Shala, ka thënë se hermeneutika e udhëzuar në rrugëtimin e saj të saponisur duhet të përcaktojë natyrën e saj, të theksojë natyrën letrare e filozofike të kërkimit, si dhe të saktësojë objektin e vetë të kërkimit, qoftë edhe duke e zgjeruar atë mbi bazën e kërkimeve empirike letrare. Ka thënë se dinjitari i madh i shekullit 20, Roland Barthes, lindjen e veprës e kushtëzonte me vdekjen e autorit. Shala ka thënë se në kuptimin ontologjik vepra ishte aty, por jo e vetëmjaftueshme sepse duhej lexuesi. Në këtë rast sipas Shalës, pa u vënë re kalohej nga kauzaliteti dhe prania e biografisë së autorit te ajo e empirisë së lexuesit, i cili duhet t’i jepte jetë veprës pikërisht duke i atribuuar kuptimin asaj. 

“Kishte vdekur autori që të lindte lexuesi apo jo? Po vetë vepra në rrafshin ontologjik çfarë është? A ka një identitet që e përcakton natyrën e saj bashkë me statusin e saj ontologjik dhe nëse po, çfarë e bën atë identitet? Vepra ka një status ontologjik dhe një identitet që përcaktohet nga përmbajtja letrare”, ka thënë Shala. 

aussi Le château de Prizren est entièrement fermé aux visiteurs en raison des mesures d'urgence. Culture Le château de Prizren est entièrement fermé aux visiteurs en raison des mesures d'urgence.

Por, sipas tij, lexuesi ka qenë përherë një etnitet i synuar nga autorët, synim ky i shprehur nëpërmjet udhëzimesh në trajtë parathëniesh, hyrjesh, përkushtimesh, dëshmish, metatekste të tjera, letrash, revistash e forma të tjera.

“Ashtu si poetikat klasike që në radhe të parë synonin të udhëzonin autorët për të shkruar letërsi të mirë, këta të fundit synonin t’i kishin lexuesit e tyre të zgjedhur të udhëzuar nga vetë ata. Kështu të shkruash duke pasur parasysh lexuesin përbën një përcaktim dhe një vetëdije letrare, ndërsa të udhëzosh lexuesin përbën një ideologji së paku letrare”, ka thënë ai. Sipas Shalës, lexuesi i udhëzuar nga autori i veprës apo në mënyrë implicite nga vetë vepra, ekzistencën e bën funksionale sipas udhëzimeve.

“Lexuesi i udhëzuar përbën një tipologji të lexuesit dhe leximit që përcaktohet si e tillë nga një hermeneutikë e udhëzuar. Tipologjia e tillë relativizohet apo provohet nga vetë vepra për të cilën autorët japin udhëzime dhe kjo ndikon drejtpërdrejt për skedimin e leximit dhe interpretimit të veprës”, ka thënë ai. Sipas Shalës, në këtë mënyrë, hermeneutika e udhëzuar sugjeron dhe ndërton një perspektivë tjetër të leximit, më empirike edhe pse nuk mbështetet tek empiria e dëshmueshme e fakteve konkrete. 

“Hermeneutika e udhëzuar si një pikënisje dhe pikëpamje e konceptualizuar merr rrugë e shoqëruar me të gjitha dilemat që lidhen me pikëpamjet në fillesat e tyre duke nisur nga më bazikja: a e reduktojnë hapësirën e interpretimit udhëzimet e autorëve?”, ka thënë ai. Sipas studiuesit të letërsisë, përgjigje kësaj dhe pyetjeve të tjera duhet t’iu japë hermeneutika e udhëzuar duke u bazuar në rrafshin letrar empirik. 

aussi L'inspection des travaux interrompt les travaux devant la bibliothèque ; la municipalité est tenue de demander une autorisation. Culture L'inspection des travaux interrompt les travaux devant la bibliothèque ; la municipalité est tenue de demander une autorisation.

“Në këtë pikë ne vetëm mund të propozojmë këtë dije letrare bashkë me vetëdijen se kapitullin tjetër të saj e përbejnë udhëzimet e të tjerëve për veprat letrare, botuesve, recensentëve, kritikëve, redaktorëve e të tjerë, të cilët, siç dëshmohet në rrafshin empirik, kanë skicuar apo edhe kanë përcaktuar mënyrën e leximit të letërsisë qoftë ky lexim i ideoligjizuar, qoftë analizë letrare, synim për të hapur poetikën apo për të shpallur ideologji kolektive në bazë të veprës”, ka thënë Shala. Ai ka sqaruar se hermeneutika e udhëzuar është një dije letrare teorike dhe empirike, e propozuar pas një pune 30-vjeçare në fushën e kërkimeve letrare, e cila trajton, në rrafshin ontologjik, hermeneutik dhe retorik të letërsisë, raportin ndërmjet parateksteve autoriale me veprat e tyre letrare, si dhe hap një perspektivë tjetër për të interpretuar letërsinë.

Gjatë ditës së hënë, në kuadër të Seminarit, kanë vazhduar kurset e gjuhës, referimet e po ashtu pasdite është mbajtur ligjërata “Karakteri kombëtar i shqiptarëve në antropologji” një histori konceptesh, imazhesh dhe teorish në shkrimet etnologjike/antropologjike (fundi i shekullit XIX – fillimi i shekullit XX”).