Ajo që komentohej për një kohë, të martën u bë zyrtare. Një grup investitorësh, ku përfshihen futbollistët e njohur, Thomas Muller, Mats Hummels, Yann Sommer dhe Lucas Hernandez po e blejnë klubin portugez të kategorisë së parë, Estrela Amadora.
Gjithë këta kanë luajtur te Bayerni. Hummelsi e ka përfunduar karrierën, Mulleri është te Vancouveri në Kanada, Sommeri te Club Brugge dhe Hernandezi te PSG-ja. Hummels e Muller janë gjermanë, Sommeri nga Zvicra dhe Hernandezi nga Franca.
Grupi i investitorëve ka blerë 90 për qind të aksioneve të klubit, ndërsa investimi është 40 milionë euro.
Futbollistët nuk pritet të japin kontribut të madh financiar, shkruan “Kicker”. Kryesisht do të përqendrohen në çështje strategjike.
Investimi është udhëhequr nga Johannes Mosmang. Si menaxher lojtarësh ai i njeh yjet nga koha te Bayerni. Mosmang tani do ta drejtojë klubin portugez si president.
Estrela është rritur hovshëm në vitet e fundit.
-
Après avoir marqué l'histoire avec le Celtic, Sadiku prend les rênes du champion de Suède.
-
Pogba investit dans une équipe de courses de chameaux
-
Mitrovica joue pour Ferencvaros et vise une place en Coupe d'Europe.
-
Mitrovica bat Ferencvaros et continue en Coupe d'Europe
-
Stojkovic parle du match important contre l'Albanie