Lutfi Dalipi ka shënuar tjetër gol në Superligën e Zvicrës.
Por goli i shënuar nga Dalipi nuk i mjaftoi Vaduzit që të shtunën u mposht nga Servette në udhëtim me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të.
Sulmuesi Dalipi golin e vetëm për Vaduzin e shënoi në minutën e 77-të.
Dalipi dhe Liridon Berisha e kompletuan ndeshjen te Vaduzi.
Ndërsa portieri Leo Besson ishte në bankën rezervë te Servette.
Për 20-vjeçarin Dalipi ishte goli i pestë këtë edicion në kampionatin zviceran.
Krahas pesë golave ka kontribuar edhe me nëntë asistime.