Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Drita et Prishtina s'affrontent mercredi

LUMIÈRE

Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të luhet të mërkurën nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. 

Ky takim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të kampiones së Kosovës në garat evropiane. 

Të dy skuadrat janë duke luftuar për titullin e kampionit. 

Pas 11 xhirove të zhvilluara, Prishtina ka tetë fitore, dy barazime dhe një humbje. E zë vendin e dytë me 26 pikë. 

Ndërkohë Drita ka shtatë fitore, dy barazime dhe dy humbje. Renditet një pozitë më poshtë me 26 pikë. 

Lidere është Malisheva me 27 pikë.

Me fitore, Prishtina do të ngjitej në pozitën e parë. Drita, në rast se merr tri pikët, do të barazohej me pikë me skuadrën nga kryeqyteti.

Skuadrat janë përballur edhe më 25 tetor në  ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku skuadra gjilanase triumfoi me rezultat të thellë, 3:0.