Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Un mois d'assignation à résidence pour le directeur de l'hôpital général de Mitrovica

Gezim Berisha

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berishës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale dhuna në familje.

Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se masa e arrestit shtëpiak është vlerësuar e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

“Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale”.

Sipas Gjykatës, ky vlerësim është mbështetur edhe në faktin se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa masa është caktuar në pronën ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Vushtrri që të zbatojë dhe verifikojë respektimin e kësaj mase, ndërsa në rast të moszbatimit të saj nga i pandehuri, ta njoftojë menjëherë gjyqtaren e procedurës paraprake.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Lajmin për KosovaPress e kishte konfirmuar Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila kishte bërë të ditur se ndalimi ishte bërë me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’”, kishte thënë Shala.

Ajo kishte bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ishte duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.