Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Haxhiu rend visite à la famille d'Arlinda Zekaj et sollicite la coopération du Comité d'enquête parlementaire

Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës të dielën e kaluar. 

Haxhiu ka shprehur mbështetjen për punën e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili është konstituuar të hënën për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Ajo ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen për të dëshmuar para komisionit t’u përgjigjen kërkesave dhe të bashkëpunojnë për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është ish-kunati i saj.

Para se të vritej, ajo kishte raportuar dhunën në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse. Madje, disa orë më herët e kishte raportuar ish-bashkëshortin për dhunë, me ç’rasi ai ishte ndaluar për 48 orë.

aussi Haxhiu exige une enquête approfondie sur le meurtre d'Arlinda Zekaj LA CHRONIQUE Haxhiu exige une enquête approfondie sur le meurtre d'Arlinda Zekaj

Vrasja e saj nxiti protesta në Prishtinë, ku qytetarët dhe aktivistët kërkuan drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin.

Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 policë, është suspenduar kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.