Fashionista

“You” koleksioni i fundit nga Legjenda Banushi

 

Të nisësh karrierën si kreatore mode në një vend të vogël siç është Kosova është e vështirë, pasi që emra të rinj dalin çdo ditë në treg, e kështu idetë unike janë të domosdoshme.

Legjenda Banushi është ajo disenjatore e cila e nisi mjaft guximshëm karrierën e saj, duke startuar me koleksion të krijuar nga materiali i xhinsit.