FASHIONISTA

Flutura Dedinja rikthehet me koleksion të ri dhe demonstron punimin e patronit

Flutura Dedinja daljen e parë televizive pas lindjes së vajzës e pati në emisionin “Fashionista”. “Fëmija im i parë është brendi Flutura Dedinja”, shprehet disenjatorja.

Për veç kësaj, Dedinja rikthehet me koleksion të ri dhe atelie të re. Të dyja këto e sollën disenjatoren ndryshe. Flutura është person që inspirohet nga njerëzit dhe tiparet e tyre, kështu kësaj radhe jeta e përballi atë me disa persona modernë dhe shumë ”edgy” në stilin e tyre. Nga kjo kreatorja u inspirua për koleksionin e fundit, ku e solli femrën në një version më të egër dhe më të fortë.

Flutura Dedinja, përveçse është një disenjatore e njohur tashmë në vendin tonë, ajo është edhe mësuese mode. Për “Fashionista” disenjatorja e demonstron punimin e patronit, si pjesa më delikate e realizimit të një veshjeje.