Vesa Galica thurjen me grep fillimisht e mësoi nga interneti, ndërsa teknikat nga tezja e saj.
Fillimisht, nisi të punonte me grep gjëra të veçanta, si kukulla, varëse, byzylykë, rripa, çanta etj. Vajza, e cila studion Shkenca Kompjuterike, thur me grep veshje, aksesorë dhe gjëra të tjera, të cilat natyrisht se janë unike, por edhe në trend.
Modelet e fundit të thurura me grep, artistja i sjell pikërisht për sezonin e verës.