Fashionista
Këmishat unike të Vesës
Nëse është dikush që ia ka parë hairin karantinës së imponuar nga pandemia e virusit COVID-19, është edhe Vesa Guraziu.
Izolimi brenda shtëpisë e ka kthyer prizrenasen e re te një pasion i moçëm i saj. Dizajnon e rimodelon rroba, duke e kombinuar modernen me tradicionalen, raporton Fashionista në KTV.