FASHIONISTA

Çfarë propozojnë estetistet e thonjve për këtë sezonë

Ndërtimi i thonjve, me modele dhe forma nga më të larmishmet sot është një sfidë në fushën e estetikës.

Gama e linjave që ofrohen është e pasur, por misioni është vetëm një: klientë të kënaqur e që rikthehen, raporton emisioni Fashionista në Kohavision.

“Lysu” është një studio që ofron shërbime estetikete të thonjve.

Për të folur më shumë rreth artit të thonjve , teknikave se si realizohen, trendeve, ngjyrave dhe detaje të tjera, njihuni me studion “Lysu” dhe estetisten e thonjve, Suzana Ejupi.