Solistja Besa Berberi në shtatë ditë të javës gjatë qëndrimit në shtëpi si rrjedhojë e masave parandaluese të pandemisë ka publikuar shtatë ninulla. Të dielën, ajo e publikoi të fundit, atë të djalit.
“Është dita më e lumtur”, ka thënë Berberi në emisionin Express të KTV-së.
Këtë ninullë ajo e ka sjell nën tingujt e okarinës nga mjeshtri i fyellit, Shaqir Hoti.
Sot në studion e Expressit, ata e interpretuan këtë ninullë, për të cilën Berberi tregoi se edhe teksti ka pësuar disa ndryshime në periudha të ndryshme.
“Këto ninulla vijnë jo vetëm për prindërit që t’ua kushtojnë fëmijëve, por edhe për gjyshe e gjyshër. Në këto ninulla janë motrat e mija dhe i fundit, për vëllain”, ka thënë ajo.