Dramaturgu dhe regjisori Ekrem Kryeziu ka pranuar çmimin kombëtar për vepër jetësore që mban emrin e aktorit “Bekim Fehmiu”.
Ky shpërblim iu nda nga juria e përbërë nga Arbnesha Grabovci-Nixha, Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, raporton KOHA.
Shpërblimin ia dhuroi ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila theksoi se duhet çmuar përpjekjet e Kryeziut për realizimin e filmave shqip gjatë viteve ’90.
Regjisori Kryeziu theksoi të jetë i nderuar që për herë të parë merr çmim në Kosovë.
Edhe regjisori Samir Karahoda është shpërblyer me çmimin vjetor në kinematografi, teksa shtoi se ky shpërblim për të është motivim për projektet e ardhshme.
Fituesit e çmimeve për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” dhe për kinematografi janë bërë publikë më 7 shtator të këtij viti.
-
Regjisorit Ekrem Kryeziu i dorëzohet çmimin për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”
-
Çmimet për kinematografi në pritje të propozimeve
-
Kryeziu: Puna e regjisorit ngjan si një pikë në det
-
Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi
-
Shteti inicion dhe harron dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut