EXPRESS

Kajtazi në tregim mallëngjimi e perfeksioni muzikor

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës – një skenë me jo fort kushte as për shfaqje madhore – ka pasur tjetër peshë me sopranon shqiptare e njohur botërisht, Elbenita Kajtazi. Mbrëmja jo vetëm që shfaqi aftësitë vokale të pamohueshme të Kajtazit, por gjithashtu dha një vështrim në udhëtimin frymëzues që e çoi atë nga ëndrrat e mëdha që kishte si studente në Kosovë deri te madhështia e skenave më prestigjioze të botës. Në Prishtinë ka ardhur në edicionin e gjashtë të ngjarjes “Ta zbardhi ftyrën”, organizuar prej “KultPlusit” të hënën mbrëma.

Përpara se notat e performancës së saj të jehonin nëpër ambient, Kajtazi u fut në një bashkëbisedim të sinqertë dhe të përzemërt me publikun. Me një përzierje ndershmërie dhe humori, ajo ndau detajet e jetës së saj, duke ofruar një pasqyrë të rrallë në sfidat dhe triumfet që kanë formësuar karrierën e saj muzikore.