EXPRESS

Berisha e Muriqi nderohen me çmimin për vepër jetësore

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Dy aktoret veterane të skenës teatrore në Kosovë, Muradije Muriqi nga teatri i Gjakovës, “Hadi Shehu” dhe Mejreme Berisha nga Teatri i qytetit në Gjilan janë nderuar me Çmimin kombëtar për vepër jetësore. Në ceremoninë e mbajtur në kabinetin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, janë ndarë çmimet vjetore për teatër.

Çmimi Kombëtar për shfaqjen më të mirë në fushën e teatrit i është dhënë Qendrës “Multimedia” për shfaqjen “The Handke Project”. Këtë shfaqje “Multimedia” e ka dhënë në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Beogradin. Shfaqja godet nobelistin austriak, Peter Handke, si mohues i gjenocidit të bërë nga regjimi serb.