EXPRESS

6 vjet me “Glamradio”

Një prej radiove më të veçanta në vend, “Glamradio”, po e feston gjashtë vjetorin e themelimit. Me këtë rast, të ftuar sot në studio të emisionit “Express” ishin Driton Berisha, kryeredaktor dhe Endrit Kaçiu, producent.

Ata e përshkruan rrugëtimin e radios deri më tani, treguan për sukseset dhe karakteristikat e “Glamradio”, eksperiencat personale, lidhjen e ngushtë me dëgjuesit e shumëçka tjetër.