EXPRESS

“Autostrada Hangar”, hapësira multidisiplinare e artit

Dhjetëra luledielli kanë pushtuar tash e një kohë ish-bazën ushtarake të KFOR-it në Prizren. “Fushat e lulediellit” nga Agnes Dennes pas Prishtinës tashmë kanë zbarkuar edhe në qytetin jugor. E ato ndodhen pikërisht përkrah njërës prej qendrave inovative të artit bashkëkohor në vend dhe prej të rrallave edhe në rajon, Autostrada Hangar.

Një hapësirë e cila është inauguruar para një viti, tash e përdorshme në çdo cep të saj. Pjesë e pesë ekspozitave aktive është edhe filmi dokumentar “Tregimi i Hangarit”, i cili e shpreh gjithë rrugëtimin deri në jetësimin e kësaj hapësire.

Njëra prej pjesëve që pasqyron edicionin e 3-të të Autostrada Biennale është ekspozita fotografike “What if a Journey”. E një pjesë e yjeve të Petrit Halilajt nga vepra “Kur dielli të ikë ne do ta pikturojmë qiellin” ndodhen pikërisht në këtë pjesë.

Pjesa më interesante e gjithë Hangarit është se çdo gjë në të është krijuar pikërisht në Hapësirën e Prodhimit dhe Edukimit.