EXPRESS

12-vjeçari autik që transkripton çdo emision të KTV-së

 

Sa herë që ulet para televizorit, Omeri hap fletat e bardha në fletore dhe nis të shkruajë. Mirëpo, nuk ka ndonjë shënim të rëndomtë.

Ai i përdor fletoret për të shprehur pasionin e tij ndaj KTV-së. Çdo pjesë të programit që shkon në transmetim ai është gati për ta transkriptuar. Tituj, prezantim të moderatorëve e lajme zënë vend në më shumë se 20 fletore të tij tash e katër vjet.