EXPRESS

Besart Halimi: Si fitova “Green Card” në lotari

Këngëtari kosovar Besart Halimi duket të jetë njeri me shumë fat. Ai e ka fituar leje qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë lojës shpërblyese që shteti organizon për të huajt.

“Nuk luajta vet, luajti e dashura për mua, u përzgjodh emri im dhe e fitova të drejtën e Green Card, ka thënë Halimi në emisionin Express Summer në KTV.

Megjithatë ai nuk është i gatshëm të heqë dorë nga jeta në Kosovë.

“Amerika është shumë e mirë për ta vizituar, por për të jetuar nuk e di, jam shumë i lidhur me Kosovën”, ka thënë Halimi.

Ai ka treguar se përveç këndimit dhe angazhimeve të shumta me muzikën, e ka edhe një lokal/bar në Prishtinë ndërsa gjatë kohës së lirë luan tenis.