EXPRESS

Rruga “e fshehur” romake bëhet atraksion i ri turistik në Bosnjë

Kur jeni në Bosnjë mund të visheni e të dukeni si romakët e lashtë, duke promovuar gjetjen e fundit arkeologjike në cepin verilindor të maleve të një prej shteteve të Ballkanit.

Kjo është ajo që e bëri një trupë artistësh pasi u ftua nga profesoresha e historisë nga qyteti i Tuzlës, Mersiha Imamoviq.

Ata po e promovojnë një pjesë të rrugës antike romake, që së fundi u zbulua në shpatet e malit Konjuh në Bosnjën verilindore.

Zbulimi i kësaj rruge, që mendohet se daton rreth 2000 vjet më parë, ka marrë kohë dhe disa herë ka rezultuar pa sukses. Kërkimet kanë nisur në vitin 2019 dhe kanë përfshirë intervistimin e banorëve rreth përrallave për një rrugë romake në mal.

“Ajo që mund të shihni këtu është një rrugë e lashtë romake, e cila është monumenti i parë nga historia antike e gjetur në malin Konjuh dhe monumenti i dytë në rajonin e Tuzlës bashkë me një rezervuar uji”, thotë Imamoviq.

Për dekada me radhë rruga kishte qenë e fshehur nën gjelbërimin e pyjeve.

"Kjo ishte e gjitha e mbuluar me shkurre të trasha dhe pemë".

"Aq sa nuk do ta dija se çfarë fshihej këtu nëse do të ndodhesha në një shëtitje nëpër pyll, mund të kisha ecur këtu pafund pa vërejtur asgjë", shton ajo

Diplomatët italianë të ftuar në prezantimin publik të saj ishin të entuziazmuar nga spektakli i aktorëve që paraqiteshin si rojë romake dhe udhëtarë në rrugën antike.

"Duhet të them se jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu sot", thotë Mateo Evangelista, nënkryetar i misionit në Ambasadën italiane në Bosnjë.

“Unë jam nga një vend i vogël afër Romës, kështu që jam shumë i familjarizuar me bukurinë e qytetit të përjetshëm dhe gjetja e një qetësie të vogël këtu në mjediset e bukura të regjionit të Tuzlës, në të vërtetë është jashtëzakonisht interesante dhe kjo është diçka që e bën edhe më të veçantë marrëdhënien midis dy vendeve tona", shton Evangelista.

Nga ana e saj, Imamoviq thotë se ishte "jashtëzakonisht me fat" që rruga u ruajt mes pyllit.

Ka shpresa që ky vend mund të nxisë turizmin lokal.

Vendet më të rëndësishme arkeologjike të Bosnjës nga periudha romake u zbuluan në jug të vendit, në brendësi nga bregu i Dalmacisë, duke përfshirë vilën romake pranë qytetit Capljina, Mogorjelo.