EXPRESS

"Oda Quartet" promovon albumin e parë

New Yorku, muzika shqiptare, klasikja dhe modernja – e gjithë kjo tashmë ka një emërues të përbashkët.

Oda Quartet – formacioni që bashkon muzikantë nga Kosova, Shqipëria e madje edhe nga Japonia....

Ergin Oda, Gjilberta Lucaj, Joana Kaimi dhe Yasuhiko Fukuoka – janë katër muzikantë, të cilët ka vite që aktivitetin e tyre muzikor e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Larg vendit të tyre, ata janë bërë bashkë që ta promovojnë muzikën dhe kulturën shqiptare.

Në një vend si New Yorku, Joana Kaimi, thotë se duhet të dëgjohen edhe tingujt e fjalët në gjuhën shqipe.

Përmes ndërthurjes së muzikës klasike me atë moderne, kultura shqiptare do të thyejë kufijtë duke bërë jehonë në çdo cep të botës.

Gjilberta Lucaj duke folur për albumin e tyre të parë, tregon se fokusi i kuartetit është që përmes aktivitetit të tyre, Kosova e Shqipëria të jenë të njohura për të gjithë.

Por, çka e bën të veçantë kuartetin? Cilat janë finesa që i bëjnë këta tinguj kaq të ngrohtë, me pasion dhe dashuri?

Këtë na e tregon ekskluzivisht pianisti dhe kompozitori japonez, Yasuhiko Fukuoka.

Dhe, pikërisht për të përcjellë këtë ngrohtësi, pasionin dhe dashurinë, Ergin Oda thotë se kanë zgjedhur që kënga debutuese e këtij albumit të jetë “Volver”.

Ndonëse puna më e madhe po bëhet gjatë situatës së krijuar nga pandemia, kuarteti ka planifikuar një turne, i cili do të prezantohet fillimisht para publikut shqiptar, për të vazhduar me atë evropian dhe më tej...

“Oda Quartet”, premton të sjellë frymën moderne përmes muzikës së vjetër shqipe dhe asaj klasike, që për bazë do t’i kenë këngët e kompozitorëve shqiptarë.