EXPRESS

Blementa - artistja që synon majat e skenës muzikore

Blementa, një emër i ri i shfaqur së fundi në skenën muzikore. Me këngën e parë synon të kapë një audiencë të gjerë, ndërsa për “Express” shpalos detaje të këtij debutimi në një treg që është bërë mjaft konkurrues.

Pasionin dhe dëshirën për këndimin dhe kërcimin i kishte qëkur ishte e vogël.

Ndonëse jeton në Gjermani, për të Kosova mbetet vendi më i dashur. Këtu erdhi enkas për të nisur hapat e parë të karrierës.

Kënga e parë me të cilën Blementa ka vendosur të dalë para publikut titullohet “Shumë vonë”.

Sa i përcjell ajo trendët e muzikës shqipe dhe a planifikon bashkëpunime në të ardhmen?

Edhe pse e ka filluar karrierën duke kënduar shqip, Blementa më tutje synon edhe tregun e huaj.

Sipas saj, ky është vetëm fillimi, sepse së shpejti priten edhe disa projekte të reja.

Siç duket, viti 2021 do të jetë vit i ndezur për Blementen që premton shumë, ndërsa mezi pret të njoftojë për hapin e radhës që do ta bëjë.