EXPRESS

Hysni Krasniqi, 60 vjet me grafikën

Gjashtë dekada ka bashkëjetuar me artin.

Grafikat e tij eksplorojnë botën e padukshme.

Për punën e tij Hysni Krasniqi u nderua edhe nga shteti, raporton KOHA.

Me arsyetimin se ka kontribuar në formimin e një fytyre bashkëkohore të artit pamor ai u shpall laureat i çmimit vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, që ndahet nga Ministria e Kulturës.

Në veprat e tij dominojnë edhe peizazhet e motivet popullore.

Produktet bujqësore që mbillen në tokat e Kosovës po ashtu e inspirojnë Krasniqin.

Hysni Krasniqi me krijimtarinë e tij ka kontribuar në zhvillimin e artit figurativ në Kosovë.