EXPRESS

“Opoja vallëzon” mbledh koreografitë shqiptare

Për më shumë se pesëdhjetë vjet në qytezën e Opojës funksionon shoqëria kulturore-artistike “Bresana”, e cila gjatë fundjavës organizoi Festivalin mbarëkombëtar folklorik-burimor “Opoja vallëzon”.

Diveristeti i këngëve, zakoneve, traditave dhe valleve të trevave shqiptare pasqyrohen në ngjarjen që organizohet me qëllimin që të rinjtë të motivohen për të mos e harruar folklorin, raporton KOHA.

Buzë maleve të Sharrit, në një sallë të improvizuar e me numër të kufizuar të publikut janë shfaqur koreografitë me motive të historive dhe gojëdhënave shqiptare.

Gjatë dy ditëve të Festivalit janë prezantuar dhjetë shoqëri kulturore- artistike.

Profesori Afrim Canolli thotë se në këtë festival prezantohen veshje të shumëllojshme.

Festivali pati edhe karakter garues dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” nga fshati Gjonaj i Hasit për vallen autentike u shpall fituese e edicionit të dytë.