EXPRESS

Nife Lataj, gruaja që ka shkolluar familjen me punë të vegut

Udha e saj drejt vegut është e përditshme. Nife Lataj vegun që e ka përdorur qysh prej moshës 14-vjeçare, e ka vendosur shumë pranë dyerve të oborrit. Duart dhe këmbët i mban vazhdimisht në lëvizje, e vëmendjen tek endja e penjve.

Ky është vendi ku dëshiron ta kalojë gjithë ditën 75-vjeçarja nga fshati Carrabreg i Deçanit. Ajo tregon se si puna me veg ua ka mundësuar shkollimin familjarëve të saj para dhe pas martese.