EXPRESS

Ekspozita e mbyllur “Shiu i fundit”

Lulet në çizmet e komandantit shërbejnë si përballje e luftës me tejkalimin e saj.

Ekspozita “Shiu i fundit” e skulptorit Agron Blakçori është hapur të premten në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, raporton KOHA.

Procesi krijues i skulptorit nga Podujeva është i gdhendur përmes tri veprave artistike.

Kuratori i ekspozitës, Naser Shatrolli, thotë se ekspozita është e orientuar kah arti konceptual ku veprat përfaqësohen edhe nga konteksti i tyre.

Autori Agron Blakçori përmes ekspozitës minimaliste prek edhe çështje të ambientit.

Ndryshe nga ceremonitë e hapjes së ekspozitave, “Shiu i fundit” është hapur në praninë e pesë personave.

Veprat do të qëndrojnë në muret e galerisë së Fakultetit të Arteve edhe për dy javë.