EXPRESS

Zanati i trashëguar në tre breza

Rudina Caca, e lindur në fshatin Sine të Istogut, u rrit me nënën dhe gjyshen, të dyja këto të mësuara se puna të bën grua të respektuar.

Nga dora nuk iu hoq asnjëherë gjilpëra, thurja me shtiza, puna me grep, qepja dhe qëndisja.

Gjyshja Hylë tregon se kur u martua ishte vetëm 9 vjeçe dhe ndonëse kishte shumë punë të shtëpisë, vendosi që të ketë edhe diçka qe e quan të veten.

Sot, ajo është e gëzuar që mbesa, Rudina, bën art me rruaza, gjilpërë, shtiza e çka t'i vjen në dorë, madje edhe me material të recikluar, duke bërë ndërthurjen e modernes dhe tradicionales, qoftë edhe vetëm në një lule të vogël.