EXPRESS

Në Mitrovicë u mbajt ekspozita “Cult Bridge”

Pesëmbëdhjetë artistë, kryesisht nga Mitrovica, i prezantuan veprat e tyre në ekspozitën që synon të ndërtojë ura bashkëpunimi.

Në mungesë të galerisë së qytetit dhe për shkak të masave parandaluese ndaj COVID-19, Shoqata e Artistëve Vizualë dhe Muzikorë e organizoi ekspozitën “Cult Bridge” në njërën nga kafenetë e qytetit të minatorëve, raporton KOHA.

Në kuadër të kësaj ekspozite u prezantuan dy vepra të artistes Verona Ahmeti.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan vepra me tematikë të ndryshme. Mes tyre, piktura që gërshetojnë imagjinatën me realitetin, si dhe peizazhe shumëngjyrëshe.

Ekspozita e organizuar në kuadër të edicionit të dytë të “Cult Bridge” do të qëndrojë e hapur për një muaj.