Përveç që strehon banorët e përhershëm, “Pylli i Arinjve Prishtina” është shndërruar në një qendër arti.
Çdo vit, përmes aktiviteteve të ndryshme artistike, arinjtë e kësaj strehimoreje bëhen inspirim për artistë anembanë botës.
Më 1 maj, përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale, “Pylli i Arinjve Prishtina” lajmëroi garën e pikturimit “#RRINËSHTËPI PIKTURO ARIUN”, e pjesëmarrësit nuk munguan, raporton KOHA.
E organizuar në kushte pandemie, kjo garë virtuale solli piktura nga më të ndryshmet.
Një prej më të pëlqyerave, ishte ajo e piktores angleze Bernadine O’Sullivan.
Me e pëlqyera, ishte piktura e ariut Tomi e realizuar nga 17-vjeçarja Medina Dobruna.
Përveç në Instagram, pikturat nga kjo garë, shumë shpejt do të ekspozohen edhe në hapësirat e “Pyllit të Arinjve Prishtina”, ndërsa me zbutjen e masave mbrojtëse nga pandemia, strehimorja tashmë ka hapur dyert për vizitorë.