Ekspedita e Kosovës në Everest, anëtarët e KAP-it, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula e kanë përfunduar fazën e parë të aklimatizimit duke arritur në 7100 metra lartësi mbidetare, në ditën e 30-të të ekspeditës.
Alpinistët kosovarë e kanë kaluar akullnajën Khumbu, e krijuar qysh në Kohën e Akullit 500 mijë vjet më parë, katër herë gjatë kësaj faze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rregullave, tash janë kthyer në Kampin Bazë, për t'i përcjellë nga afër simptomat që u ka shkaktuar ngjitja në lartësi ku duhet qëndruar me ndihmë të oksigjenit.
Pritet që brenda disa ditësh, aplinistët të ngjiten sërish dhe ta kalojnë Khumbun edhe katër herë, për fazën e dytë të aklimatizimit, të domosdoshme para se ta synojnë pushtimin e Everestit.
Në foto, alpinistët Hasanramaj e Mula, në Khumbu, me Everestin në prapavijë.
{gallery}