Lajme

Rrëfimi për 66 ditët historike të alpinizmit kosovar

Treqind e kusur metra pa mbërritur në majë të Everestit, Nazmi Hasanramajn e Arineta Mulën i kishte mbërthyer një ngrohtësi shpirtërore - e mirëseardhur për të balancuar të ftohtin ekstrem në kulm të botës.

Në rreth 8.500 metra lartësi mbidetare ata ndjenë se misioni i tyre për të pushtuar majën më të lartë në botë është punë e kryer, shkruan sot Koha Ditore.