Lajme

Alpinistët kosovarë krenarë për pushtimin e Everestit

Dy alpinistët kosovarë që me Ekspeditën Kosovare arritën të pushtojnë majën më të lartë të botës, Everestin, thonë se janë shumë krenarë për të arriturën e tyre.

Në konferencën për shtyp me të arritur në Kosovë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula nga Klubi Alpin Prishtina kanë thënë se ishin shumë të emocionuar për këtë të arritur.