UEFA ka shkruar të premten se mbrojtësi slloven, Erik Janzha, e ka shënuar golin me gjuajtjen më të fuqishme të fazës grupore të “Euro 2024”.
Ndërkohë, goli me distancën më të largët e ka realizuar mesfushori i Danimarkës, Morten Hjulmand.
Këto statistika janë nxjerrë nga teknologjia e vendosur në topat të cilët po përdoren në këtë Evropian.
Janzha shënoi në barazimin 1:1 me Danimarkën, në ndeshjen e parë të Grupit C. Shpejtësia mori shpejtësinë prej 129 km/h.
Ndërkohë, goli i Hjulmandit për Danimarkën u shënua në ndeshjen e dytë të Grupit C kundër Anglisë.
Futbollisti i Sportingut realizoi nga afro 30 metra distancë, për t’ia siguruar Danimarkës një pikë.