Futbollisti i Leverkusenit që përfaqëson Gjermaninë, 29-vjeçari Robert Andrich, ka befasuar sërish me ngjyrën e flokëve në stërvitje.
Ai të enjten është paraqitur me ngjyrën rozë të flokëve para ndeshjes çerekfinale kundër Spanjës që zhvillohet të premten mbrëma në Stuttgart.
Nuk është hera e parë që mesfushori i Gjermanisë shfaqet me risi në stërvitje.
Ai kundër Danimarkës në 1/8 e finales së “Euro 2024”, në fitoren 2:0, kishte hyrë në fushë me ngjyrën e bardhë të flokëve.
“Kam menduar për ngjyrën e flokëve tash e disa ditë. Ata që më njohin, nuk mbeten të befasuar”, ka shpjeguar Andrich në konferencën për shtyp.
Stili i ri i flokëve të Andrichut i ka sjellë fat Gjermanisë, pasi avancoi në çerekfinale. Tani ai shpreson që stili i ri i flokëve t’i sjellë fat edhe ndaj Spanjës.