Selektori i Zvicrës Murat Yakin befasoi të gjithë me lënien në stol të Xherdan Shaqirit dhe inkuadrimin e mesfushorit të Bolognas, Michel Aebischer. Por, Aebischer doli të jetë zëvendësuesi i artë i Xherdan Shaqirit. Aebischer ia shpagoi besimin selektorit Yakin.
27-vjeçari realizoi gol dhe asistoi në fitoren 3:1, ndaj Hungarisë. Pas ndeshjes sulmuesi ka marrë shumë lëvdata nga mediumet e ndryshme për paraqitjen e tij ndaj Hungarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor të hënën Aebischer ka potencuar se nuk i bëjnë përshtypje vlerësimi nga mediat.
“Për mua, ajo që ka rëndësi është mendimi i trajnerëve dhe shokëve të skuadrës. Sigurisht që është mirë kur lexon diçka të këndshme për veten, por vlerësimi nga media nuk ka rëndësi. Thjesht thirrja në kombëtare më mbush me krenari. Ne kemi një mesfushë të fortë me Xhakën, Freulerin dhe Zakarian. Unë mund ta nënshtroj veten shumë mirë. Kur nuk luaj, jam tifozi më i madh dhe kur luaj, jap gjithçka”, u shpreh Aebischer.