Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Xhemaili: Zvicra me Xhakën do ta kishte fituar Spanjën

Ylli i Zuerichut dhe ish-futbollisti i Zvicrës, Blerim Xhemaili mendon se “helvetikëve” u ka munguar Granit Xhaka në ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës. Ai ka thënë se me Xhakën, Zvicra do ta kishte fituar Spanjën.

Spanja e fitoi Zvicrën në penallti, ndërsa të martën do të luajë në gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë në Londër.

“Po të mos kishte qenë i suspenduar Granit Xhaka kundër Spanjës, nuk do të kishte fare penallti. Mendoj se do të kishim fituar kundër Spanjës me Granitin. Padyshim që është një lojë ndryshe në fushë kur ai është i pranishëm. Me të ishim të paktën të barabartë në aspektin e lojës kundër Francës”, ka thënë Xhemaili në intervistën dhënë të hënën për gazetën zvicerane “Blick”.

Xhemaili është pensionuar nga Zvicra, ndërsa ka qenë pjesëmarrës në Evropian dhe Botëror.