Leonardo Spinazzola është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Ai ka shfaqur nivel të lartë në fitoren bindëse të Italisë ndaj Turqisë, në hapje të Euro 2020.
“Emocionet kanë nisur në autobus, rrugës për në stadium, duke parë gjithë ata njerëz në rrugë”, ka thënë mbrojtësi i Romës dhe Italisë.
“Ishte një paraqitje e përkryer. Ne ishim të duruar, kemi lëvizur topin mirë. Më pas e pash djalin tim në tribuna, ishte emocionale”.
Sipas tij, Italia ka miksim shumë të mirë në skuadër, mesfushorë të shkëlqyer, sulmues e mbrojtës cilësorë.
“Të gjithë ofrojnë diçka për ekipin”, ka theksuar ai.