Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Schick i zhgënjyer me eliminimin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Çekisë, Patrik Schick, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes nga Danimarka.

Sulmuesi kryesor i Çekisë përkundër kësaj ka përgëzuar bashkëlojtarët për angazhimin në këtë takim.

“Jemi shumë të zhgënjyer që gjithçka përfundon këtu për ne. Ne bëmë gjithçka për të pasur sukses por nuk arritëm ta rikthenim rezultatin në favorin tonë. Dua të përgëzoj bashkëlojtarët për paraqitjen në këtë Evropian”, deklaroi Schick.

Schick është golashënuesi më i mirë në “Euro 2020” me pesë gola të shënuara, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

Artikuj të ngjashëm