Pos që i është afruar rekordit për më së shumti gola me përfaqësuese, Cristiano Ronaldo të martën vendosi rekord sa i takon golave të shënuar në Kampionate Evropiane.
Ai shënoi dy herë në fitoren 3:0 të Portugalisë ndaj Hungarisë. Ronaldo shënoi golin e dhjetë në Evropianë, nga penalltia në minutën e 87-të. Më pas shtoi një tjetër në kohën shtesë.
Tashmë Ronaldo ka 11 gola të shënuar në pesë Evropianë të ndryshëm. Ai hyri në ndeshje duke ndarë rekordin me Michel Platinin, me nga nëntë gola. Ndeshja është luajtur në “Pushkash Arena”, që ishte i mbushur me shikues. Ishte ndeshja e parë e Evropianit 2020 që është luajtur në stadiumin përplot.
Artikuj të ngjashëm