Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Robertsonit i vjen keq për tifozët e Skocisë

Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, është i mahnitur me përkrahjen që kanë marrë nga tifozët në “Euro 2020”.

Ai ka shkruar në Twitter se i vjen shumë keq që nuk kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër.

Robertson theksoi se për të është nder dhe kënaqësi që ka qenë kapiten i shtetit të tij në një ngjarje kaq të madhe.

“Mendoj që gjëja e parë që duhet ta bëjmë është të themi se na vjen keq. Ne dëshironim të bënim më shumë histori, por nuk arritën dhe kjo dhemb. Të jesh kapiten i këtij vendi dhe këtyre djemve, do të thotë bota për mua. Është ndjenjë që është e pamundur të përshkruhet. Ajo që ka rëndësi tani është që të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ky të jetë fillimi i një udhëtim të mrekullueshëm, e jo fundi. Ne duam të kualifikohemi në shumë turne dhe duam t'i bëjmë njerëzit e këtij vendi krenarë”, ka shkruar ndër të tjera Robertson.

Skocia përfundoi në pozitën e fundit në Grupin D. Arriti një barazim 0:0 kundër Anglisë dhe pësoi dy humbje, nga Çekia 2:0 dhe Kroacia 3:1.

Artikuj të ngjashëm