Përzgjedhësi Jaroslav Shilhavy është krenar me të arriturën e përfaqësueses së Çekisë. Ai ka thënë se ekipi tij mposhti një kundërshtare të shkëlqyer. Çekia mposhti 2:0 të dielën Holandën dhe kaloi në çerekfinale të Evropianit.
“Unë jam me të vërtetë krenar për ekipin tim. Ne kemi mundur një kundërshtar të shkëlqyer. Të gjithë lojtarët e mi ishin taktikisht të shkëlqyeshëm. Unë jam i lumtur që arritëm këtë sukses para tifozëve tanë”, ka thënë Shillhavy.