Penalltitë janë duke u humbur dhe duke u mbrojtur në një përqindje të lartë në Kampionatin Evropian të futbollit.
Kur mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski dhe Ruslan Malinovskyi i Ukrainës dështuan të enjten të shënojnë nga pika e bardhë, përqindja e penalltive të shënuara në Euro 2020 ra në 20 për qind, raporton AP.
Vetëm Cristiano Ronaldo, në fitoren e Portugalisë ndaj Hungarisë, ka shënuar deri më tani nga pika e bardhë në Evropian. Alioski megjithatë ka shënuar, duke shfrytëzuar topin e kthyer pas pritjes së Georgiy Bushchan.
Përqindja në Euro 2020 është dukshëm më e ultë se përqindja e penalltive të realizuara në Kampionatet Evropiane të kaluara, prej atij të vitit 1960 e deri në Euro 2016. Në Evropianët e kaluar janë realizuar 74 për qind të penalltive.
Ishte humbur edhe penalltia e parë e dhënë në Kampionate Evropiane. Josef Vojta i Çekosllovakisë kishte dështuar përballë Lev Yashinit të famshëm të Bashkimit Sovjetik në gjysmëfinale të Euro 1960.
Edhe
Barazon Portugalia, kush tjetër pos Ronaldos
Katër penalltitë e humbura në 16 ndeshjet e para në Euro 2020, barazojnë numrin e dështimeve që ndodhën në 51 ndeshjet e Evropianit të kaluar. Në Euro 2016 ishin dhënë gjithsej 12 penallti.
Ronaldo ishte prej atyre që dështoi nga pika e bardhë në Euro 2016, duke qëlluar shtyllën në barazimin pa gola me Austrinë.
Duke realizuar penalltinë e parë në Euro 2020, Ronaldo ka barazuar efikasitetin që kishte nga pika e bardhë në Kupën e Botës 2018. Tregolëshi në barazimin e Portugalisë me Spanjën (3:3) kishte përfshirë edhe një penallti të realizuar.
Në Botërorin 2018 ishte vendosur rekord për penallti të akorduara dhe të shënuara. Ishin akorduar 29 penallti, ndërsa janë konkretizuar 22 prej tyre.
Më poshtë paraqesim pesë penalltitë e deritashme në Euro 2020.
Pierre-Emile Hojbjerg
Në ndeshjen që do të mbahet në mend për kolapsimin e yllit të Danimarkës, Christian Eriksen, Pierre-Emile Hojbjerg është dashur të dal në skenë në mungesë të tij. Gjuajtjen e dobët dhe të ultë të Hojbjergut, e ka pritur portieri i Finlandës, Lukas Hradecky.
Erikseni i gjuan zakonisht penalltitë e Danimarkës.
Edhe
Hungaria prish në fund festën e Ronaldos dhe Portugalisë
Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo ka vendosur rekord për gola të shënuar në Kampionate Evropiane, duke realizuar penallti në minutën e 87-të të ndeshjes ndaj Hungarisë. Ai shënoi për rezultatin 2:0 në të mirë të Portugalisë.
Ishte goli i dhjetë i Ronaldos në pesë Evropianë të ndryshëm. Ai shtoi golin e 11-të në kohën shtesë, për fitoren 3:0 të Portugalisë.
Gareth Bale
Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 2:0 ndaj Turqisë. Por këtu nuk përfshihet penalltia e humbur në minutën e 61-të. Bale e dërgoi topin lart mbi portën e ruajtur nga Ugurcan Çakir. Bale asistoi në dy golat dhe kompensoi rastin e artë të humbur.
Ezgjan Alioski
Gjuajtja e fuqishme me të majtën e Ezgjan Alioskit, shkoi pranë portierit të Ukrainës, Georgiy Bushchan. Gjuajtja ishte në lartësi të duhur për portierin. Megjithatë topi u kthye te Alioski që ishte më i shpejti dhe goditi saktë. Goli i tij ngushtoi epërsinë e Ukrainës në 2:1, por Maqedonia e Veriut e humbi sfidën me këtë rezultat.
Ruslan Malinovskyi
Edhe
Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë
Ukraina ka mundur ta mbyll ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut që në minutën e 84-të, pasi fitoi penallti për lojë me dorë, pas një rishikimi të vonshëm përmes sistemit VAR.
Ruslan Malinovskyi goditi, por portieri Stole Dimitrevski “lexoi” goditjen e tij dhe u hodh në të djathtën për ta ndalur topin. Por kjo nuk ndryshoi shumë sa i takon fituesit. Ukraina fitoi 2:1.