Me një gol dhe një asistim, Mislav Orshiq ka ndihmuar Kroacinsë të siguroj vazhdimet ndaj Spanjës. Por Spanja në vazhdime shënoi dy gola dhe ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.
“Së pari do të falënderoja tifozët tanë që kanë ardhur të na përkrahin në numër kaq të madh. Para fundit të ndeshjes kemi rënë, ndërsa spanjollët çdo rast e kanë konkretizuar dhe me meritë kanë fituar”, ka thënë Orshiq. “Nuk ia kemi dalë të shënojmë gol kur është vendosur takimi. Por është si është. Është vështirë të themi tani se çka ka mundur të bëhet më mirë”, ka shtuar sulmuesi kroat.