Blaise Matuidi është i bindur që Franca do të shpallet kampione e Evropës në futboll.
Ai ka thënë se Franca ka skuadër të kompletuar dhe një selektor të aftë për ta drejtuar drejt suksesit.
“Kam luajtur për ekipin e Francës për dhjetë vjet dhe natyrisht që jam prej mbështetësve më të mëdhenj të tyre. Unë jam ende në kontakt me disa lojtarë dhe pres ta fitojnë Evropianin. Por, është e vështirë ta fitosh një turne si ky. Ata kanë një ekip shumë të mirë, të talentuar, por siç e dimë të gjithë ndonjëherë nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të luftojmë, duhet të luftojmë fort. Unë e di që trajneri Didier Deschamps, është i mirë për këtë dhe do të jetë konkurrues. Ndeshje pas ndeshje ata do të jenë të suksesshëm. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e tyre dhe pres ta fitojnë Evropianin”, ka thënë Matuidi gjatë një konference për media të mërkurën.
Ish-mesfushori i PSG-së dhe Juventusit është pjesë e skuadrës Inter Miami. Matuidi ka luajtur për Francën nga viti 2010 deri në vitin 2019. Me Francën Matuidi ka fituar Kupën e Botës në vitin 2018.