Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, beson se Anglia e ka merituar të kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian.
Italia dhe Anglia, do të përballen të dielën mbrëma në Londër.
“Mendoj se Anglia e ka merituar të jetë në finale, pasi është një ekip solid dhe të lë pak hapësirë në fushë. Mendoj se do të jetë një finale madhështore”, është shprehur Mancini.
Ndërkohë, sa i përket Leonardo Spinazzolas, i cili do të mungojë në finale për shkak të operimit, Mancini ka insistuar se ai ishte mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në këtë Evropian.
“Spinazola ka qenë mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në këtë turne dhe është mëkat që nuk do të luaj në finale. Mirëpo, do të mbetet fakt se ai ishte më i miri”, tha Mancini.
Spinazzola u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër Spanjës, të cilën Italia e fitoi pas penalltive.