Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Kjaer pritet të jetë i gatshëm për çerekfinale

Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulman, ka thënë se pret që kapiteni Simon Kjaer të jetë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale kundër Çekisë, që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian.

Kjaer u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Uellsit, dhe u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë.

Hjulmand ka thënë se Kjaer ende është në fazën e rikuperimit, por ka shtuar se sipas të gjitha gjasave do të jetë në përbërjen e parë për ndeshjen e së shtunës, që zhvillohet në Baku.

“Stafi mjekësor po e bën të pamundurën për rikuperimin e Kjaerit dhe besoj se ai do të jetë i gatshëm për lojë”, është shprehur Hjulmand.