Euro 2020

Kimmich, lojtar i ndeshjes

Joshua Kimmich

Mesfushori i Gjermanisë, Joshua Kimmich është shpallur lojtari më i mirë i takimit me Hungarinë. Gjermania barazoi, por avancoi në fazën nokaut.

Hungarezët kanë shfaqur nivel të lartë, por janë eliminuar.

“Ai gjithnjë është munduar të krijojë diçka. Ka bërë shumë pasime të mira, që kanë krijuar shanse në pjesën e dytë. Ka hyrë brenda, nuk është dorëzuar asnjëherë dhe ka besuar se ekipi i tij mund të kualifikohet”, ka thënë Dusan Fitzel nga komisioni teknik i UEFA-s.