Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Katër shqiptarë startojnë te Maqedonia e Veriut në “Euro 2020”

Arijan Ademi, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë për Maqedoninë e Veriut në “Euro 2020”. Në stol te skuadra maqedonase janë edhe Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtullai.

Maqedonia e Veriut që është debutuese në Evropianin e sivjetmë, do të luajë nga ora 18:00 kundër Austrisë.

Maqedonia e Veriut luan me formacionin 5-3-2. Dimitrievski në portë, Alioski, Musliu, Velkovski, Ristovski dhe Nikolov do të luajnë në mbrojtje. Eljif Elmas, Ademi dhe Bardhi do të luajnë në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga Trajkovski dhe kapiteni Pandev.

Për Austrinë do të luajnë nga fillimi portieri Bachmann, Ulmer, Hinteregger, Dragoviq dhe Lainer. Në mesfushë, kapiteni Alaba, Schlager, Laimer, Baumgartner, ndërsa në fazën e sulmit janë Sabitzer e Kalajgjiq.